Bekaj i mohoi rastin më të pastër për gol, flet Bardhi: As që e pashë fare, doja vetëm të fusja në rrjetë

Janë mbyllur 45 minutat e para të derbit mes Tiranës dhe Partizanit. Përballja e parë për këtë sezon mes këtyre dy skuadrave ka qenë e qetë dhe pa shumë raste. Në një lojë ku kërcënimet e portës kanë qenë me pikatore, shansi më i pastër për gol i takon Jurgen Bardhit.

Futbollisti i Partizanit gjuajti me kokë pas një goditjeje nga këndi duke shënjestruar katërkëndëshin e mbrojtur nga Visar Bekaj. Por ky i fundit i mohoi festën dhe shpëton portën e tij. Në fund të pjesës së parë Bardhi ka folur për këtë episod në mikrofonin e “Supersport”, ku shprehet se nuk e ka parë çfarë ndodhi në ato momente, pasi thjesht goditi topin për ta futur rrjetë.

“Në fakt unë nuk e pashë fare. Po shkoja dhe e kapa në moment të fundit (topin). Nuk e di fare a e kapi portieri, merita e tij. Vetëm e godita topin që ta fusja në rrjetë, por ja që nuk ndodhi”, ka thënë Jurgen Bardhi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online