Provimi i Luis Suarez hap telashe te Juventusi, Fabio Paratiçi përfundon nën hetim nga Prokuroria

Çështja e Luis Suarezit nuk kalon aq lehtë për Juventusin. Uruguajani u përfol për në transferim te “zonja e vjetër” në merkaton që lamë pas dhe madje ka kryer edhe testin e gjuhës italiane për të përmbushur procedurat për të kaluar në Itali. Megjithatë këtu nis një skandal që mori jehonë në mediat europiane.

Pedagogë të Universitetit për të Huajt në Peruxhia dhe drejtues të Juventusit u akuzuan për ndërhyrje në provim, duke i dhënë përgjigjet e pyetjeve “el pistoleros“. Çështja shkoi nën hetim dhe klubi bardhezi ka konfirmuar ditën e sotme se drejtori sportiv i tyre, Fabio Paratiçi, është njoftuar mbi të drejtat e tij të mbrojtjes nga Prokuroria italiane.

“Klubi i Futbollit Juventus konfirmon se sot Fabio Paratici është njoftuar për informacion në lidhje me garancinë dhe të drejtën e mbrojtjes. Krimi i hipotezuar nga Zyra e Prokurorit Publik në Gjykatën e Perugia është ekskluzivisht neni 371 bis i Kodit Penal Kompania rithekson me forcë korrektësinë e punës së Paratici dhe është e bindur se hetimet e vazhdueshme do të ndihmojnë në sqarimin e pozicionit të saj brenda një kohe të arsyeshme”, komunikon klubi i Juventusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online