Trajneri i Teutës, Gentjan Begeja, ka qenë i sinqertë pas fitores së artë në Korçë, duke pranuar se fitorja ishte edhe si dhuratë e Skënderbeut, që luajti me rezervat.
“Sigurisht që fati jonë ishte që Skënderbeu të kishte dalë kampion këtë javë kishin aktivizuar lojtarët me pak minuta dhe ne e shfrytëzuam këtë aspekt. E kishim vlerësuar shumë këtë ndeshje. Megjithatë sot kemi luajtur futboll. Duke parë dhe rezultate e rivalëve tanë, lufta nuk ka mbaruar, por me shumë mundësi ne jemi në Superiore dhe për një sezon.
E kisha thënë që kjo ndeshje do të varej nga motivacioni. Skënderbeu është skuadra më e mirë në Shqipëri ne e shfrytëzuam në maksimumin mundësinë që na u dha. Do të ishte tjetër muzikë, nëse kundërshtari do luante me titullarët. Sot e kemi merituar fitoren dhe ajo që ka bërë diferencën ishte motivimi.
Matematika nuk na lejon, kemi dhe dy ndeshje. Me një rezultat pozitiv ne do të shpëtojmë nga rënia. Ne prapë do të vazhdojmë punën. Kemi 1 javë kohë”.