Begeja: Ka ende shumë ndeshje, rezultatet meritë e lojtarëve

Trajneri i Teutës, Gentian Begeja, ka folur pas ndeshjes me Vllazninë duke vënë në dukje se asgjë nuk ka marrë fund.

“Luanim ndaj rivalit direkt dhe ishte ndeshje specifike. Kjo fitore na jep besim për vazhdimësinë, por kemi dhe shumë ndeshje para”.

“Nuk është meritë vetëm e mbrojtjes, por e gjithë skuadrës. Djemtë janë më kërkues ndaj vetes, më koshient për situatën. Këtë e tregojnë dhe rezultatet”.

“Të vjen keq për skuadrën, pasi u ndërtua në fillim për Kupat e Europës, por e dimë se çfarë ndodhi rrugës. Nuk do shohim pas por para. Situata nuk është e mirë. Edhe me këtë fitore ne jemi sërish aty me Kamzën dhe Vllazninë. Kemi ende shumë ndeshje. Jemi në rrugën e mbarë dhe uroj që me kalimin e javës të marri pikët që të garantojmë mbijetesën”.

“Unë jam i familjes, dhe jam gati në çdo moment të drejtoj Teutën, por mos të merremi me këtë. Skuadra duhet të dalë nga kjo situatë, nuk është e nevojshme të përmendim problematikat. Jemi mundur që me këtë grup që kemi, lojtar që punojnë, që kanë harmoni dhe dëshirë. Cilësia mund të mos jetë ku çdo trajner kërkon, por vrapojnë shumë. Situata nuk është e mirë në klasifikim, por unë nuk kam ndonjë meritë të veçantë, por skuadra. Ato po marrin rezultate, merita është e tyre”.

“Latif ka qenë një nga më të mirët në ndeshjet e fundit. Edhe Dediç ka vrapuar shumë. Do doja vetëm të shënonte mbrojtësit apo dhe Moçka. Kjo është skuadra, duhet të vazhdojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online