Gjoka: Nuk ishte dita jonë, pas golit nuk e morëm dot veten

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, e pranon se nuk ishte dita e skuadrës së tij. Për “Supersport” e pranon se skuadra nuk arriti ta merrte dot veten pasi u ndëshkua.

“Ishte një ndeshje që nuk e bëmë mirë. Mendoj se rruga është e vështirë, ka qenë e vështirë dhe e tillë do jetë. Nëse sot do ishim treguar më fanatik në detyrat, mund të merrnim diçka, por sot me sa duket ishte dita jonë më e keqe”.

“Aktivizova 4 sulmues, pasi në pjesën e parë u zhgënjeva. Nuk kisha çfarë prisja. Ishte një ditë për t’u harruar. Duhet të marrim masa në vazhdim”.

“Deri në pësimin e golit të parë po e menaxhonim mirë ndeshjen, bëmë goditje, patëm rastet tona. Në momentin e golit është ajo sëmundja, që është goditje e rëndë. Goli i dytë ishte goditja përfundimtare, Momente të vështira kemi kaluar dhe besoj se lojtarët do e marrin veten dhe do vazhdojmë para edhe pse e dimë se është e vështirë”.

“I kishin disa raste sulmuesit, por pas golit skuadra hyri në një moment të vështirë, duke mos dalë deri në fund të ndeshjes. Kjo na privoi daljet para që të ishim të rrezikshëm”.

“Lojtarët e dinin rëndësinë e kësaj ndeshje, por edhe ato vetë ndonjëherë bllokohen e stresohen. Të gjithë e dimë vështirësinë. Ne duhet të mos gabojmë në shtëpi ndërsa jashtë të kërkojmë gjithçka. Kampionati është shumë i fortë. Nëse do jemi të qetë dhe të qartë them se do jemi në rrugën e duhur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online