“Bëfsh qejf në Xhenoa“, Ekuban merr urimin e ish-lojtarit të Milanit: Gjithmonë me këtë buzëqeshje fantastike

Caleb Ekuban ka firmosur kontratën më të rëndësishme në karrierën e tij. Sulmuesi ganez ka lënë Trabzonsporin për t’ju bashkuar Xhenoas në Serie A. Ish-lojtari i Partizanit do të jetë pjesë e skuadrës italiane për 3 sezonet e ardhshme, ku do të përpiqet të dëshmojë vlerat e tij në një nga kampionatet më të mëdhenj të futbollit botëror. Urimin e parë e ka marrë nga një ish i kësaj skuadre, Juraj Kucka.

Sllovaku ka luajtur për vite me radhë në nivele të larta, duke mbajtur veshur edhe fanellën e Milanit. Mesfushori ka qenë shok skuadre me Ekuban në radhët e Trabzonsporit dhe duket se ruan ende raporte të mira me të. Gjë e cila dallohet në urimin që Kucka i jep 26-vjeçarit në llogarinë e tij në “Instagram“. “Fat të mbarë miku im, bëfsh qejf në Xhenoa dhe thyej gjithçka. Dhe të lutem, gjithmonë me këtë buzëqeshjen fantastike“, shkruan Juraj Kucka bashkangjitur një fotoje ku shihet Caleb Ekuban duke qeshur./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online