Befason Salihi: Titullin dua ta fitojë Kukësi!

0

Hamdi Salihi është një prej sulmuesve më të mirë që ka pasur Kombëtarja Shqiptare, por që për fatin tonë të mirë kemi pasur luksin ta shohim të luajë edhe në kampionatin tonë me disa skuadra. Së fundmi, shkodrani ishte pjesë e Skënderbeut, por largimi nga elita e futbollit shqiptar ishte pas ndeshjes me Kukësin, kur këta të fundit  morën titulloni kampion. Sulmuesi u bë protagonist në atë takim, pasi grisi kartonin e kuq të Enea Jorgjit, një veprim që nuk kishte ndodhur më parë.

Tani, Salihi vijon të jetë pjesë e futbollit austriak, ku aktivizohet rregullisht, madje as golat nuk i mungojnë. I rikthyer në Shqipëri për festat e fundvitit, “bomberi” ka komentuar për “RTSH Sport” gjendjen e Vllaznisë, por në të njëjtën kohë ka treguar se dëshiron që titullin ta fitojë Kukësi, duke veçuar se kjo dëshira lidhet me faktin se trajner i skuadrës verilindore është një trajner shkodran.

AVENTURA AUSTRIAKE – “Është gjithnjë kënaqësi të jem këtu, duke parë që nderohen figura aktuale dhe të kaluarës së sportit shkodran. Vijoj të jem pjesë e skuadrës së Vjener Nojshtad në Austri. Ka mbaruar vetëm faza e parë. Kemi si objektiv ngjitjen në Kategorinë e Parë, por nuk do të jetë e lehtë, pasi ka ekipe shumë të organizuara dhe është një garë shumë e fortë. Jemi akoma në lojë edhe shpresojmë”.

VLLAZNIA – “Më vjen keq jo vetëm mua si qytetar e sportist shkodran, por të gjithë atyre që janë pjesë e sportit në Shqipëri. Vllaznia duhet të jetë gjithnjë pretendente për të fituar trofe. Gjithsesi, ky është sporti, ku ka fitore dhe humbje., Duhet t’i prapojmë të gjitha me sportivitet. E rëndësishme është që të ringirhet sa më parë dhe të shkojë aty ku duhet të jetë”.

TITULLI – “Shpresoj ta fitojë Kukësi titullin, meqë është Armando trajner aty dhe na bëhet qejfi nëse e fiton një shkodran”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.