Atalamta ka marrë një rezultat të jashtëzakonshëm në “Enfilld”. Bergamaskët kanë mposhtur Liverpulin me rezultatin e thellë 0-3. Gasperini nuk e ka fshehur lumturinë e ndjerë pas këtij suksesi. Ai ka thënë për mediat pas ndeshjes se ekipi i tij ka marrë një rezultat historik. Në fund kërkon të mbajë skuadrën me këmbë në tokë, duke kujtuar atë finale të Champions-it, ku Liverpuli e dërgoi rezultatin nga 3-0 në 3-3 kundër Milanit.
“Është në fakt një rezultat i jashtëzakonshëm, i rëndësishëm, Atalantën, për historinë e saj, për të gjithë tifozët që kanë mbërritur këtu me entuziazëm të jashtëzakonshëm. Duke luajtur një çerekfinale në Liverpool, të Ligës së Evropës, ishte një arritje e madhe, një krenari e madhe. Rezultati është i vetmi që mbetet. Nuk arrin gjithmonë trofe apo kupa, kur i kalon objektivat mbetet si fitore.
Ndeshjet janë shumë të hapura. Më kujtohet një finale e Champions League kundër Milanit, nga 3-0 ne 3-3. M’u duk sikur ka pasur një humnerë mes dy skuadrave. Ky është shpirti i tyre. Ne jemi të lumtur, por në shtatë ditë do të duhet të dimë të përsërisim veten”, ka deklaruar Xhanpiero Gasperini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/