Trajneri i Legias së Varshavës, Runjaic, befasoi me lëvizjen e bërë para ndeshjes me Ordabasy. Jurgen Celhaka e nisi nga minuta e parë ndeshjen e rëndësishme në transfertë, e vlefshme për turin e dytë të Conference League. I pyetur nga gazetarët për këtë zgjedhje, Runjaic zgjodhi që të vlerësonte Celhakën.
“Pse Celhaka? Tashmë e kam theksuar gjatë përgatitjes se duhet të bëjmë shumë ndryshme. Detyra jonë është të kalojmë në fazën e grupeve, të fitojmë kampionatin dhe të fitojmë kupën. Duhet të kemi shumë lojtarë që nga fillimi i sezonit që janë në ritëm. Jurgen Celhaka luajti një ndeshje shumë solide”, tha Runjaic. /Sport Ekspres/