Befasia e madhe, Mario Morina vishet bardhekaltër

Mario Morina e mbylli sezonin e shkuar te Dinamo, ndërkohë që hapat e parë në futboll i ka hedhur te Tirana. Zemrën aty e ka, por të paktën këtë sezon do ndihet mirë se do të mbrojë pikërisht të njëjtat ngjyra, ato bardheblu.

Zyrtarisht ai është pjesë e Prishtinës dhe transferimi i tij te skuadra kryeqytetase ka qenë një befasi. Ai po stërvitej me Dinamon, por sot është prezantuar te skuadra e re.

“Çfarë ka ndodhur, ishte edhe gabim i imi personal, sepse cilësitë i kam, të gjitha i kam dhe duke më pëlqyer ambienti i qetë, dua t’i përkushtohem maksimalisht punës dhe të jem ai Morina që kam qenë. Ndërsa, duke parë ndeshjet e Prishtinës gjatë vitit të kaluar nga Supersporti, më pëlqen si ekip, dhe për lavdinë që ka klubi në Kosovë ku çdo vit lufton për trofe.

Pra, dua rikthimin e lavdisë sime, dua fitimin e titujve dhe të shkojmë sa më lart që mundemi dhe këtë e them duke e njohur trajnerin Josa, me të cilin kemi punuar te Skënderbeu, bashkë dhe me vetë emrin e madh që ka ai duke fituar tituj kampion kudo që ka qenë. Pastaj duke njohur Currin, me të cilin kam luajtur dhe tani është pjesë e stafit, si dhe Dallkun që e njeh gjithë Kosova e Shqipëria, shpresoj që së bashku të bëjmë gjëra të bukura”, është shprehur Morina për sajtin zyrtar të Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online