Befasia e madhe e Mevlan Adilit! Të gjithë e prisnin te Partizani, zyrtarizohet te ekipi tjetër i Superiores

Mevlan Adili është rikthyer në Superiore, këtë herë me një surprizë të madhe. Mbrojtësi i njohur pritej që të kalonte te Partizani për të zëëendësuar Bitrin që kaloi në Ceki. Jo të pakët ishin zërat që e dërgonin edhe drejt rikthimit te Vllaznia.

Megjithatë Adili ka vendosur për një tjetër aventurë në karrierën e tij. Futbollisti do të jetë pjesë e Bylisit të Shensojit. “Presidenti Besnik Kapllanaj, në kuadër të përforcimit të Bylisit me elemente cilësore konfirmon zyrtarizimin e Mevlan Adilit si pjesë të skuadres sonë nga sot e në vijim”, shkruhet në njoftim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *