“Më pëlqejnë Karim Benzema dhe Robert Lewandowski”! Skuka prezantohet në Francë dhe tregon si përfundoi në Shqipëri: Isha me pushime në Amerikë…

Xhuliano Skuka është prezantuar në ditën e sotme si lojtari më i ri i Metz. Sulmuesi ka dalë në një konferencë për shtyp së bashku me trajnerin, Laszlo Boloni. Fillimisht ishte Skuka që iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Sulmuesi tregoi pak nga vitet e mëparshme kur ka jetuar në Francë dhe për këtë arsye ky kalim ishte një rikthim në shtëpi.

“Kam pasur disa oferta nga klube të tjera. Sa më tha menaxheri se Metz më kërkonte, i thashë…”PO, dua të shkoj në shtëpi”. Këtu më pritën shumë mirë, lojtarët dhe stafi ishin shumë të sjellshëm me mua, është si kthim në shtëpi, Kur kam luajtur futboll në Devant Les Ponts më parë kam pasur dy ëndrra: “Të luaj për Metz dhe Shqipërinë”. Të dyja këto ëndrra më janë realizuar. U largova nga Moselle kur isha 18 vjec.

Shkova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me pushime dhe atje takova një person që më ofroi një mundësi prove në Shqipëri. Vendosa të provojë fatin tim atje dhe i shkova deri në fund. Kisha besim te vetja, por duhej edhe pak fat. Unë jam sulmues i shpejtë. Si model më pëlqejnë lojtarët si Karim Benzema apo Robert Lewandowski pasi janë vr.asës në zonë”, tha Skuka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online