Duket se dashuria mes Milanit dhe Gonzalo Higuain do të përfundojë më shpejt nga se pritej. Sulmuesi argjentinas do të takohet me trajnerin Mauricio Sarri, megjithatë duket se sulmuesi i ka thënë po Çelsit.
Sipas asaj që shkruan “Marca” sulmuesi do të lërë Milanin dhe do të nisë një aventurë të re në Londër, me trajnerin që e njeh mjaft mirë. Kujtojmë që Sarri dhe Higuain kanë punuar së bashku te Napoli dhe patën mjaft sukses.
Në këtë mënyrë i hapet dera Alvaro Moratës, i cili nuk dëshiron më që të luajë në Angli. Në lojë është edhe Juventusi, pasi kartoni i sulmuesit është nën pronësinë e kampionëve të Italisë, ndaj Çelsi duhet të ulet në bisedime me “Zonjën e Vjetër” nëse do që të marrë shërbimet e Higuainit.