Batuta e Di Françeskos: Ulërima ndaj De Rosit? Nuk dëgjon nga njëri vesh!

Eusebio Di Françesko e ka kaluar momentin e vështirë dhe ka ditur të rikthejë Romën te rezultatet pozitive. Katër fitore rresht mes kampionatit dhe Champions Ligës, 14 gola të shënuar dhe vetëm një i pësuar nga Imobile në derbi. Roma është rikthyer dhe trajneri është shfaqur në formë pas fitores me Empolin.

Një detaj i veçantë ka ndodhur gjatë ndeshjes së mbrëmshme. Di Françesko i ka ulëritur në një moment kapitenit Daniele De Rosi gjatë ndeshjes. Qëllimi ishte ndërrimi i skemës taktike, pasi Empoli po luante mirë dhe po ushtronte presion.

Kur është pyetur për faktin që po i bërtiste mesfushorit të tij, trajneri ka lëshuar një batutë: “Po i ulërija, sepse De Rosi është i shurdhët dhe nuk dëgjon nga njëri vesh.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *