Batha reagon pas transferimit, nuk harron as Partizanin

Idriz Batha është zyrtarisht pjesë e Flamurtarit, ndërkohë që mesfushori, i cili vjet ka mbajtur shiritin e kapitenit te Partizani, ka bërë një postim në llogarinë e tij“Instagram”. Përmes tij ai premton maksimumin me fanellën kuqezi të vlonjatëve, si dhe falënderon Partizanin për atë që ka përjetuar në atë klub.

“Nga sot jam lojtar i Flamurtarit, faleminderit për vlerësimin dhe respektin e treguar edhe shpresoj që së bashku të jemi akoma edhe më të forte. Gjej rastin të falënderoj edhe klubin e Partizanit të gjithë lojtarët që kisha kënaqësinë të luaja me ta, si dhe tifozët e shumtë. Respekte”, përfundon mesfushori.

Batha, 26-vjeçar, largohet pas katër vitesh nga Partizani, ndërkohë që më parë ka qenë pjesë e Teutës dhe Besës. Te këta të fundit ka pasur si trajner Ilir Dajën, me të cilin do të bashkëpunojë edhe te Flamurtari. Për mesfushorin pati edhe oferta nga jashtë vendit, por ishin vlonjatët ata që bënë ofertën më të mirë dhe e bindën gjirokastritin të qëndronte në Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *