“Batha ofendoi stolin e Partizanit”, Olsi Rama kritikon mesfushorin: Nuk është e hijshme, dikur ishte me ne

Olsi Rama ka kritikuar sjelljen e Bathës në derbin e fundit që u zhvillua mes Partizanit dhe Tiranës. Drejtori i të kuqëve është shprehur për “Zona Gol” se mesfushori ka ofenduar stolin e Partizanit, duke bërë një sjellje aspak të hijshme pasi më parë ka luajtur me këtë fanellë. Gjithashtu Rama ka marrë në mbrojtje arbitrat duke u shprehur se kritikat ndaj tyre janë vetëm në aspektin për t’u përmirësuar edhe më tepër, pa pasur asgjë personale.

“Unë gjithmonë dua që t’i ndihmojë arbitrat, por derbi kishte disa probleme. Megjithatë nuk ndikoi asgjë në rezultat pasi ishin gjyqtarët më të mirë në Superiore, kam respekt për Jorgjin dhe Metën. Kritikat për ta janë njësoj si kritikat që na bëjnë ne, në mënyrë që të përmirësohen më tepër.

Bardhi dhe Batha e kanë marrë kartonin e parë të verdhë njësoj. Batha e ka marrë kartonin për mënyrën sesi reagoi ndaj lojtarit tonë e ky rast duhej të ndëshkohej me të kuq. Kartonin e dytë të verdhë e ka marrë për ofendim, nuk kishte për faull. Ajo që nuk falet në një farë mënyre, më duhet të them se nuk ishte aspak e hijshme për Bathën që ka luajtur me Partizanin dhe të ofendojë stolin e Partizanit. Nuk duhet që të bëhen këto gjeste”, ka thënë Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online