Igli Tare është një ndër më të mirët në botë në pozicionin e tij. Drejtori sportiv i Lacios e ka treguar vit pas viti se me një buxhet të vogël mund të arrish gjëra të mëdha. Talentet që Tare ka zbuluar janë të shumtë, por ka pasur dhe nga ato transferime që kanë shkuar si mos më keq.
Një ndër to është dhe firma me mesfushorin anglez Ravel Morrison, i cili iu bashkua Lacios tri vite më parë, por e ka kaluar shumicën e kësaj periudhë në hauzim duke u aktivizuar vetëm katër herë në Serie A.
Po të gërmosh në historinë e lojtarit, është e thjeshtë të kuptohet se përse Tare i besoi. 25-vjeçari Morrison konsiderohej dikur si talenti më i madh i futbollit anglez, madje në kohën kur luante së bashku me Pol Pogbanë na akademinë e Junajtid, Morrison konsiderohej si një lojtar shumë më premtues se francezi, që u detyra të ikte te Juventusi, ku shkëlqeu nga sezoni i parë.
Sipas raportimeve në mediet italiane, lojtari dhe klubi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të prishur marrëveshjen midis tyre.