Po afron sezoni i ri në basketboll për femra dhe duket se Flamurtari nuk ka ndërmend t’u lërë as “thërrimet” kundërshtarëve.
Trajneri Viron Toska, një “Sir Alex Ferguson” në basketbollin shqiptar, ka punuar pa ndalur në muajt e fundit dhe ka mbyllur marrëveshjen me dy basketbolliste shumë cilësore nga jashtë.
Bëhet fjalë për ish-kapitenen e kombëtares së Serbisë, Milica Daboviç, e cila ka një karrierë shumë të pasur dhe dy dekada basketboll, duke luajtur në Serbi, Rusi, Francë apo Turqi.
Ndërkaq, ka firmosur sot edhe Zorana Miloviç, edhe kjo basketbolliste nga Serbia, që përforcon ndjeshëm Flamurtarin në prag të sezonit të ri.