Goga Basket nuk ka të ndalur, sepse ka fituar edhe në javën e gjashtë, këtë radhë ndaj një rivali direkt për kreun si Tirana. Përfundoi 79-74, një ndeshje e bukur dhe me ritëm, por që pa Goga Basket dukshëm në epërsi. Me pikë të plota në 6 ndeshje, Goga Basket kryeson me 1 pikë më shumë se Flamurtari.
Vajzat vlonjate fituan pa vuajtje 83-72 në Korçë ndaj Skënderbeut, duke vijuar ecurinë pozitive, sepse janë mundur vetëm një herë deri tani dhe qartësisht do të diskutojnë titullin kampion me Goga Basket. Një ndeshje me emocione dhe e bukur, aq sa perioda e parë ka qenë për vlonjatet 19-22. Në periodën e dytë, teksa Llazar është në superformë, gjithçka përfundon për korçaret 21-23 dhe në pushim 40-45 Flamurtari nuk e ul ritmin. Fiton periodën e tretë 12-21 dhe thellon në 52-66. Skënderbeu fiton të fundit 20-17 dhe në mbyllje 72-83 për Flamurtarin, që ndjek hapat e Goga Basket.
Basketboll-Kategoria e Parë, grupi A Femra
Java e gjashtë (21-25 nëntor 2017)
Studenti – Vllaznia 56-34
Goga Basket – Tirana 79-74
Skënderbeu – Flamurtari 72-83
Renditja
Skuadra N F H Koshaverazhi P
Goga Basket 6 6 0 529-394 12
Flamurtari 6 5 1 463-406 11
Tirana 6 3 3 461-367 9
Studenti 6 3 3 395-405 9
Vllaznia 6 1 5 342-451 7
Skënderbeu 6 0 6 329-496 6