“Nuk më ka ndodhur kurrë”, legjenda i Milanit mbetet i shokuar nga skandali i Benzemas: E kishin seriozisht

Legjenda e Milanit, Costacurta, ka mbetur tërësisht i shokuar nga skandali i ndodhur në rastin e Benzemas. Teksa ishte mbyllur pjesa e parë ndaj Mounchegladbach në “Champions League”, sulmuesi francez kishte një këshillë dhe kërkesë për Mendy.

“Vëlla, mos i paso Vinicius. Ai po luan kundra nesh dhe po na heq shumë aksione”, ishin fjalët e thëna nga ana e Benzemas. Pikërisht mbi këtë skandal ka reaguar edhe Costacurta teksa në një prononcim për “Sky Sport” është shprehur se nuk e ka dëgjuar kurrë një rast të ngjashëm më herët.

“Është vërtet shumë surprizuese. Nuk kam dëgjuar kurrë gjëra të tilla, as në ekipet ku luajtur dhe as nga kundërshtarët. Madje as në rastet kur mund të jenë me shaka. Gjithsesi, kur shihje fytyrat e lojtarëve të Realit, nuk dukej se po talleshin. E kishin shumë seriozisht. Nuk përbën asnjë kuptim, Vinicius nuk ka shumë kohë te Reali dhe Benzema flet në mënyrë të habitshme”, ka thënë Kostakurta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online