Bashkia Gjirokastër mbyll stadiumin Luftëtari në prag të Asamblesë së Shoqatës Rajonale të Futbollit

Nuk kanë të ndalur çuditë dhe sjelljet qesharake të institucioneve shtetërore në procesin zgjedhor që po zhvillojnë Shoqatat Rajonale në kuadër të zgjedhjeve për organet e reja drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit. Vetëm dy orë përpara orarit zyrtar të fillimit të Asamblesë së Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër, Bashkia e këtij qyteti ka vendosur të mbyllë dyert e stadiumit Luftëtari.

Përtej konfirmimit dhe dakortësisë së dhënë pak ditë më parë për ta zhvilluar këtë Asamble në shtëpinë e futbollit gjirokastrit, sot gjith?ka në mënyrë “të papritur” u ndryshua dhe u vendos të mbyllen dyert me pretendimin qesharak se nuk kanë njoftim në lidhje me këtë Asamble.

Përtej dëshirës së shprehur nga institucionet shtetërore për të dështuar Asamblenë e SHRF Gjirokastër, ne besojmë se futbolli ashtu si edhe në shumë qytete do të arrijë t’i japë përgjigjen më të mirë politikës.Prej ditësh anëtarët e futbollit në Shoqatën Rajonale të Futbollit Gjirokastër janë gjendur në presion të vazhdueshëm nga bota politike dhe disa prej tyre janë larguar edhe nga puna me arsyetimin se kanë mbajtur krahun e futbollit.  Tentativat kanë qënë të vazhdueshme në formë nga më të ndryshme ndaj anëtarëve për të minuar këtë proces të zakonshëm zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online