Dashuria e vjetër shfaqet sërish, Murinjo kërkon mesfushorin shqiptar te Roma

Pas përfundimit të Euro 2020, Granit Xhaka u përfol për një kalim tek skuadra e Romës. Ishte vetë trajneri Jose Mourinho që kontaktoi 29 vjeçarin për t’iu bashkuar djemëve të tij, megjithatë kjo ofertë u refuzua nga ky i fundit, i cili vendosi të qëndrojë tek Arsenali.

Por, ditën e djeshme, në mediat italiane ka qarkulluar dhe njëherë emri i Granit Xhakës, i cili thuhet se mund t’i bashkohet skuadrës së Romës brenda merkatos së janarit. Drejtuesit e Arsenalit e pëlqejnë idenë e largimit të lojtarit me origjinë shqiptare, por më parë duhet të gjejnë zëvendësuesin e tij.

Arsenali ka bërë një ofertë zyrtare drejt Juventusit për të blerë kartonin e mesfushorit brazilian, Arthur, që pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta. Nëse kjo tratativë përfundon me sukses, londinezët do të pranojnë ofertën e Romës prej 20 milionë eurosh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online