Bashkëpunimi zgjat vetëm një vit, Shkëndija ndërpret kontratën me ish-lojtarin e Kombëtares shqiptare

Klubi i Shkëndijës ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme ndërprerjen e kontratës me Kamer Qakën. Bashkëpunimi mes tyre ka zgjatur vetëm një vit, teksa palët zgjedhin që të ndajnë rrugët me njëra-tjetrën në këtë fillim të vitit 2022. Kamer Qaka ishte një afrimet e Panuçit në Kombëtaren shqiptare dhe sezonin e shkuar arriti të fitonte edhe titullin kampion me klubin nga Tetova.

“KF Shkëndija dhe mesfushori Kamer Qaka kanë rënë dakord që të ndajnë rrugët. Qaka nuk do të jetë në të ardhmen pjesë e Shkëndijës, ndërsa bashkëpunimi është ndërprerë me marrëveshje ndërmjet të dyja palëve. Rikujtojmë që Kamer Qaka skuadrës sonë iu bashkëngjit në muajin janar vitit 2021, dhe me Shkëndijën e fitoi titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut. KF Shkëndija e falënderon Kamer Qakën për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij”, njofton klubi i Shkëndijës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online