Humbja në shtëpi përballë Sasuolos solli fundin e aventurës së Moreno Longos në stolin e Frozinones. Ekipi lacial ndodhet në një pozitë të vështirë, pasi renditet e dyta nga fundi me 8 pikë, pesë më pak se zona e shpëtimit.
Drejtuesit e klubit nuk kanë humbur shumë kohë dhe kanë zyrtarizuar trajnerin e ri. Ai është Marko Baroni, i cili kreu mrekullinë me Beneventon, duke e ngjitur ekipin për herë të parë në histori në Serinë A.
55-vjeçari nga Firence ka drejtuar më parë të rinjtë e Juventusit, ndërsa në sezonin e kaluar drejtoi Beneventon, nga ku u shkarkua në tetor të vitit të kaluar.
Ai do e nisë eksperiencën me Frozinonen në transfertë kundër Udinezes, ndërsa një nga emrat e përfolur si zëvendësues të Longos ishte dhe Xhani De Biazi.