Skuadra e Barcelonës ka vuajturi shumë në repartin e mbrojtjes gjatë pjesës së parë të edicionit, pasoi dëmtimet kanë qenë armiku më i madh i katalanasve. Drejtuesit kanë menduar prej kohësh që të marrin masat, për t’i paraprirë çdo surprize të pakëndshme në pjesën e mbetur të kampionatit.
Kanë nxituar kampionët e Spanjës, teksa sot kanë njoftuar se Xhejson Murijo është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Valverdes, për pjesën e mbetur të sezonit. Vetë klubi ka njoftuar se kolumbiani është huazuar nga skuadra e Valencias, me të drejtë blerje në fundin sezonit për një shofer prej 25 milionë eurosh.
Murijo është një lojtar me eksperiencë dhe pritet që ta ndihmojë shumë skuadrën e Barçës.
? ¡Bienvenido @JeisonMurillo19!
?? Welcome! Benvingut!
?? #EnjoyMurillo
?? #EnjoyBarça pic.twitter.com/aE8eQI40ez— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 20, 2018