Barcelona ka një objektiv të madh për në merkaton e verës dhe ai luan me Atletikon e Madridit. Siç raporton “AS, në krye të listës së dëshirave të drejtuesve të klubit është Saul Niguez.
Katalanasit u interesuan për mesfushorin dhe në vitin 2017, por Atletiko refuzoi ofertat, bindi lojtarin të rinovonte deri në vitin 2026 dhe klauzola e largimit të tij kaloi nga 70 milionë në 150 milionë euro.
Barça vazhdon të mbetet e interesuar për një nga lojtarët kyç të ekipit të Simeones dhe është gati të ofrojë 110 milionë euro për kartonin e tij. Në garë për Saul është dhe Çelsi, që nuk e ka problem të paguajë klauzolën e tij, por dënimi nga FIFA e përjashton nga gara kubin anglez.
Saul e ka shprehur gjithmonë dëshirën e tij për të qëndruar tek Atletiko e Madridit, por rinovimi i Antuan Grizman me një rrogë prej 23 milionë eurosh në sezon e ka mërzitur paska atë dhe lojtarët e tjerë.
Ata e cilësojnë të madhe diferencën midis pagës së kampionati të botës dhe lojtarëve të tjerë. Barcelona kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe është gati të paraqesë ofertën e parë prej 110 milionë eurosh.