Barcelona shkatërron Eibarin, Mesi shënon katër gola

Dikush të gjejë ilaçin për të mposhtur Barcelonën! Skuadra katalanase e këtij sezoni është e pamëshirshme ndaj çdo rivali dhe duket se trajneri Valverde do të vendosë disa rekorde, sepse po rikthen Leo Mesin me shokë në stilin e para disa viteve, kur Barcelona e Guardiolës fitonte gjithçka. Sot nënkampionët e La Ligës shkatërruan 6-1 Eibarin në “Camp Nou”, në një ndeshje ku Mesi sërish bëri gjithçka i vetëm: shënoi katër gola sikur të ishte duke luajtur kalçeto!

Goli i parë u shënua pas 20 minutash lojë. Semedo fitoi një penallti falë shpejtësisë së tij, të cilën e ktheu në gol me lehtësi “Pleshti”. Topi i tij në trekëndësh ishte thjesht i pakapshëm. Radhën për të vazhduar goleadën e pati mesfushori Paulinjo pas 18 minutash lojë. Braziliani e ka gjetur veten shpejt te Barça dhe provoi me kokë, duke shënuar golin e dytë me lehtësinë e një sulmuesi veteran. Kështu u mbyll dhe pjesa e parë. 45 minutat e dyta ishin të dedikuara edhe më shumë për Mesin, i cili shënoi edhe tri herë. Pas golit të mesfushorit Suarez në të 53’, argjentinasi shpërtheu me ecejaket e tij karakteristike duke “bombarduar” portën e Eibarit. Në të 59’ dhe 62’ ai shënoi thuajse njësoj, duke tërhequr sferën si magnet në këmbët e tij dhe duke dribluar dy apo tre lojtarë kundërshtarë. Sa lehtë godet ai! Në fund, vetëm dy minuta nga mbyllja e kohës së rregullt, rekordmeni i katalanasve mbylli goleadën personale me një tjetër gol të bukur, duke shtangur portierin Dmitroviç dhe duke treguar se do të hakmerret ndaj të gjitha kritikave, me inatin që ka grumbulluar pas sezonit të kaluar me Barcelonën, por edhe me kombëtaren e Argjentinës. Katalanasit ruajnë vendin e parë dhe vazhdojnë të jenë të pamposhtur. Tani po që dueli me Realin do të jetë edhe më spektakolar, sepse kur Barça luan mirë, edhe La Liga duket më e bukur.

Barcelona vs Eibar (6-1) HIGHLIGHTS & GOALS | LEO MESSI´S POKER!!! by footbie.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online