Kalimi i Arturo Vidalit nga Bajerni i Mynihut te skuadra e Barcelonës ishte një operacion pak “i errët”, i njëjtë me Malkolmin e Monakos. Kiliani ishte afër Interit, por në momentin e fundit spanjollët ndërhynë duke ndryshuar rrugëtimin e 31-vjeçarit.
Merkatoja të sjell befasi, kjo ishte një prej tyre. Tashmë nuk ka rëndësi asgjë, pasi Vidali u paraqit në “Camp Nou” ditën e sotme. Kreu analizat mjekësore dhe pasi doli me sukses u prezantua nga klubi duke pozuar me fanellën e Barcelonës. Kiliani u prezantua me një fanellë pa numër, pasi ende nuk dihet se çfarë numri do të ketë në fanellën e tij.
Një përforcim i mirë për trajnerin Valverde që mbyll boshllekun e lënë pas nga Paulinjo, por dhe Iniesta. Barcelona fiton më shumë agresivitet, pasi Vidali dhe Buskets janë të dy shkatërrues të mirëfilltë. Spanjolli më i moderuar, ndërsa amerikano-jugore shumë “autokton”.