Barcelona mbulohet nga kritikat, Suarez: Kështu thatë edhe për Realin, por u rikthyen fenomenalë

Barcelona po kalon në ujëra të trazuar këto kohë dhe klubi ka njoftuar se do të ketë revolucion për të sjellë sërish lavdinë, teksa kritikat kanë mbuluar skuadrën. Megjithatë për Luis Suarez gjërat ndryshojnë nga viti në vit dhe për të mbështetur këtë fakt sjell rastin e Real Madridit. Sulmuesi argjentinas thotë se është e lehtë të gjykosh dhe se kur Ajaksi eliminonte galaktikët nga Champions League të gjithë u vunë kundër e filluan me kritikat, por vitin tjetër ishin po të njëjtët lojtarë që zhvilluan një sezon të shkëlqyer.

“Mbaj mend që në Madrid vitin që Ajax i eliminoi ata nga Liga e Kampionëve, thanë që Kroos të largohej, donin të tërhiqej Modric, thanë që Ramos ishte një katastrofë dhe befas ai nuk vlente më. Dhe vitin e ardhshëm gjithçka shkoi më mirë dhe përsëri ata ishin të gjithë fenomene dhe formuan një ekip legjendar.

Është turp sepse kështu ndodh gjithnjë, njerëzit kanë mendime për gjithçka dhe mbi të gjitha gjykojnë shumë lehtë. Ajo që është e bardhë sot, nesër është e zezë dhe anasjelltas. Sinqerisht mendoj se ndonjëherë ka mungesë koherencash, durimi dhe veçanërisht kujtese. Kur ka mungesë njohurish ose argumentesh për të shpjeguar gjërat në thellësi, zakonisht merret një arsye e thjeshtë, një frazë për të përsëritur, por futbolli është më kompleks“, ka thënë Luis Suarez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online