“PSG të pyesi veten mirë për ne”, Myler paralajmëron: Nejmar dhe Mbape? Ne kemi sulmin më të mirë, 8 gola Barcelonës

Nesër do të luhet një ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni. PSG dhe Bajern Mynih do të përballen në Lisbonë për të synuar trofeun e Champions League. Në vigjilje të kësaj finaleje ka folur një nga futbollistët kyç të skuadrës gjermane, Tomas Myler. Mesfushori nuk i trembet kundërshtarëve dhe në mikrofonin e “Sky Sports” paralajmëron PSG-në. Myler kujton se kanë sulmin më të mirë në Champions, ku i kanë shënuar 8 gola Barcelonës.

“Nejmar dhe Mbape? Nëse nuk i jepni kohë të mendohen nuk janë edhe aq të paparë. Por nëse i jep kohë mund të bëjnë çdo gjë. Nëse qendrojmë së bashku si ekip mund t’i ndalojmë. Mos të harrojmë se sulmi ynë është më i miri në Champions këtë vit, apo jo? Levandovski, ose Levangolski siç e quaj unë, bashkë me Gnabrin janë një dyshe shumë e mirë. Kështu që kini kujdes: 8 gola Barcelonës dhe 3 Lionit, PSG-ja të pyesi veten mirë për ne”, ka deklaruar Tomas Myler./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online