“Shqipëria ka lojtarë të mëdhenj”, trajneri i Islandës: Kanë kaluar 3 vite nga humbja 4-2, Shqipëria ka ende 14 lojtarë nga ai grup dhe ne vetëm 4

Shqipëria do të përballet ndaj Islandës në transfertën e nesërme. Kuqezinjtë do të kërkojnë tre pikët e rëndësishme që do të vendosin jo pak për ecurinë e grupit. Ndërkohë trajneri i Islandës, Arnar Por Viarsson ishte i pranishëm në konferencën për shtyp ku foli për përballjen me kuqezinjtë. Ai kishte vlerësime maksimale për Shqipërinë, por nga ana tjetër tregon edhe rinovimin e Islandës që nga ajo ndeshje e fundit e humbur në tokën tonë me shifrat 4-2.

“Ndeshja me Shqipërinë duhet të jetë në vazhdimësi me atë ndaj Israelit. Është një hap i rëndësishëm kjo përballje në lidhje me zhvillimin e Kombëtares që ne kemi folur në gjithë këto muaj, test pjekurie dhe përvoje. Kanë kaluar gati 3 vite nga ajo humbje 4-2 ndaj Shqipërisë. Ata kanë ende 14 lojtarë nga ai grup, ne kemi vetëm 4. Shqipëria ka shumë lojtarë të mëdhenj që luajnë në Itali, ndaj duhet të vazhdojmë në mënyrën tonë.

Nuk ishte vetëm një ndeshje e mirë ajo e jona ndaj Israelit, por edhe argëtuese, katër gola dhe shumë raste. Pastaj më kujtohet kur isha i vogël që erdha në Laugardalsvöllur dhe pashë Kombëtaren Islandeze duke luajtur, këta ishin heronjtë e mi. Kështu që shpresoj që prindërit e fëmijëve që luajnë futboll në Islandë nesër do të shkojnë në Laugardalur. Atmosfera e mirë i jep një shtysë të madhe edhe skuadrës”, tha Viarson. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online