Kjo Barcelonë është shumë larg atij klubi të madh që për vite të tëra ka shkruar historinë në futbollin spanjoll e atë europian. Skuadra katalanase e ka humbur tërësisht shkëlqimin e dikurshëm dhe gjendet në një krizë të thellë, nga e cila i duhet të dali sa më shpejt.
Barça nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 0-0 kundër Kadizit. Megjithëse përballë kishin një ekip modest, katalanasit nuk kanë arritur ti shënojnë dot. Madje tentativat për gol anonin më shuma nga krahu i Kadizit.
Ndërkohë De Jong e ka lënë skuadrën e 10 lojtarë, teska në harkun kohor të 4 minutave ndëshkohet 2 herë me karton të verdhë. Gjithashtu karton të kuq ka pasur edhe për trajnerin Koeman, i cili është ndëshkuar nga arbitri për protesta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/