Barcelona bën bashkë Laportën, Anjelin dhe Perezin, diskutohet për ti dhënë goditjen UEFA-s

Andrea Anjeli ka udhëtuar drejt Barcelonës së bashku me ekipin e Juventusit, që do të ndeshet me katalanasit për trofeun Gamper. Gjatë kësaj vizite në Spanjë kreu i “zonjës së vjetër“ do të ketë mundësinë të takohet edhe me homologun e tij, Laporta. Por surpriza vjen në faktin se në aeroportin e Barcelonës ka mbërritur edhe Florentino Perez.

Pas fitores në gjyq me UEFA-n, tre presidentët janë gati ti japin goditjen e radhës qeverisë europiane të futbollit. Anjeli, Perez dhe Laporta besojnë ende te projekti i Superligës dhe duket se po mendojnë për hapin e radhës që do të hedhin për të vënë në zbatim këtë plan të tyren./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *