Gjykata e Tiranës merr vendimin për Solomon, ia hedh me gjobë dhe drejt ekipit të Trashit

Aventura e ish sulmuesit të Partizanit, Solomon, tek skuadra e Katarit, Al Qadisa u pezullua përshkak se u përfshi në një ngjarje të pazakontë. 25 vjeçari u kap duke ushtruar dhunë mbi të dashurën e tij shqiptare, pasi kjo e fundit kërkoi të shkonte me të ne Katar. Policia e arrestoi menjëherë dhe sot u dha vendimi i gjykatës së Tiranës në kuadër të kësaj çështje.

Lojtari akuzohej nga Prokuria e Tiranës për “Dhunë në Familje”. Gjykata vendosi që Solomon nuk do të dënohet me burg, por duhet të paguajë një gjobë prej tre milionë lekësh në formën e garancisë. Megjithatë nëse lojtari nuk arrin ta paguajë këte masë financiare, do të rikthehet në qeli.

Nëse gjithçka shkon mirë për ish sulmuesin e Partizanit, ai do t’i rikthehet jetës së mëparshme dhe do të udhëtojë në Katar tek skuadra e re, Al Qadisya. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online