Barcelona-Atletiko e lë ende titullin pezull, paqja në “Kamp Nou” bën të buzëqeshë vetëm Realin e Madridit

Sot është luajtur një nga duelet që pritej të ishte vendimtar për çështjen e titullit këtë sezon në La Liga. Barcelona ka matur forcat me Atletikon e Madridit, por në fund asnjë prej ekipeve nuk ka mundur të dalë me tre pikët nga stadiumi. Sfida ka përfunduar me shifrat 0-0, duke e lënë ende pezull titullin kampion në Spanjë.

Kjo paqe e vendosur në “Kamp Nou“ bën të buzëqeshë vetëm Realin e Madridit, të cilët në rast fitoreje kundër Sevijas ndajnë kreun me pikë të barabarta me ekipin e drejtuar nga Simeone. Atletiko numëron 77 pikë dhe udhëheq klasifikimin, ndërsa në vendin e dytë e ndjek Barcelona me 2 pikë më pak. Ndërkohë Reali grumbullon 74 pikë dhe ka një ndeshje më tepër për të luajtur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online