Barcelona duket më afër se kurrë Pol Pogbasë. Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe francezi është gati të lërë Anglinë për kampionatin spanjoll, e aq më tepër për kampionët e Spanjës.
Kampioni i botës ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët për të nënshkruar një kontratë 5-vjeçare ku parashikohet të përfitojë 100 milionë euro gjatë kohës që do të qëndrojë në “Kamp Nou”.
I vetmi problem ka mbetur te klubi i Mançesterit. Barcelona ka ofruar 40 milionë paund së bashku me mbrojtësin Mina dhe mesfushorin Gomes. Nuk dihet nëse trajneri Murinjo do të pranojë një marrëveshje të tillë.