Laçi nuk e ka nisur mirë këtë sezon të ri në Superiore. Pas performancave fantastike në Europë, kurbinasit me ndryshimin e trajnerit, kanë ndryshuar edhe rezultatet. Fillimisht do të vinte humbja 3-5 me Vllazninë, për të barazuar 1-1 me Dinamon, ndërsa me të njëjtat shifra do të ndalej edhe në përballjen e Kupës me Butrintin. Pas kësaj ndeshje të sotme, Shehu ka folur për Sport Magazine që transmetohet në “Ora Neës”:
“Kemi barazuar me Butrintin, por kemi edhe ndeshjen e kthimit, nuk ka mbaruar. Fillimi i kampionatit është gjithmonë i vështirë pasi lojtarët e rinjë nuk janë ambientuar ende. Por po punojnë mirë dhe shpresojmë për tre pikët me Kukësin. Shpresojmë që ndaj Kukësit të kthehemi te rezultatet pozitive. Trajneri thotë gjithmonë që të luajmë me topin dhe që të dominojmë ndeshjen. Duam pak kohë sa të mësohemi me filozofinë e trajnerit”, tha Shehu. /Sport Ekspres/