“Barazimi i vlejti më shumë Partizanit”, Daiu bën llogaritë e Superiores: Të hënën vendosen pikat mbi “i”

Derbi i kryeqytetin mbylli javën e 33-të të Kategorisë Superiore, duke e lënë ende mes shumë dilemave çështjen e titullit kampion dhe luftën e Europës. E hëna është dita vendimtare kur pritet të që skuadrat të njihen më mirë me fatet e tyre në këtë fund sezoni, teksa ndeshje përcaktuese për objektivat si ajo mes Partizanit dhe Teutës si dhe Tiranës me Laçin do të zënë vend në fushën e lojës. Për të komentuar më tepër rreth derbit apo edhe takimeve të radhës në Superiore, i ftuar në emisionin “Sport Magazine” në “Ora Neës“ të moderuar nga Drilon Xhepollari ka qenë ish-futbollisti Përparim Daiu.

Derbi

“Për atë çfarë dhanë në fushën e blertë ishte një derbi ndryshe nga herët e tjera. Më pak raste. Një derbi i luftuar, ku binte në sy që Tirana hynte për të mos humbur dhe një Partizan më kërkues. Jam i mendimit që ky barazim më shumë i vlejti Partizanit. Po të shikosh kalendarin, duhet ti japësh të drejtë që pika më shumë i vlejti Partizanit. Po të bësh klasifikimin përfundimtar, Partizanit i lind e drejta me doemos që të shpallet kampion duhet të fitojë me patjetër në Durrës“.

Deklarata e Dajës për arbitrin

“Pakënaqësitë duhet të kenë qenë për ndeshjet e tjera. Për sa i përket derbit Hamiti ka qenë tepër i saktë, si në pretendimet e Tiranës për 11 metërsh, ashtu edhe për golin e anuluar. Ndërsa për ndeshjet e tjera normal që Partizani ka pasur ankesa. Ka qenë po ky arbitër edhe në Laç, ku dihet që Partizanit iu anulua një gol mjaft i rregullt. Por duhet lënë mënjanë puna e arbitrave. Këto janë dytësore“.

Ndeshja mes Teutës dhe Partizanit

“Partizani është më solid, ka më cilësi brenda. Por i mungon ai vrulli që e karakterizon. Duhet t’i vrasi ndeshjet shumë shpejt. Teuta në dy fazat e para prodhonte lojë, por nuk prodhonte rezultat. Në finish mjaftojnë rezultatet, mjafton fitorja. Shumëzohen me 0 çka mund të prodhosh në lojë, sa raste ke humbur. Janë dy ekipet më në formë. Do të jetë një ndeshje mjaft delikate. Një ndeshje që patjetër Teuta nuk do ta humbi, ndërsa Partizani do të luajë për gjithçka“.

Deklarata e Demit

“Gaz Demi ghithmonë është shumë i ftohtë në deklarata. Por në këtë deklaratë ishte edhe ironia në mes, sepse kur Partizani krijoi më shumë raste se Tirana normalisht që nuk do të ishte i kënaqur. ‘Kur pretendon Tirana pse të mos pretendojmë dhe ne’, janë përgjigje emotive që jepen pas ndeshjes“.

Skuadrat që prekin vijën e finishit

“Shoh më të avantazhuar Vllazninë, pastaj Laçin. Tiranë e shoh më pak. Janë ndeshjet e ditës së hënë që do të vendosin pikat mbi ‘i‘, sepse janë ndeshje direkte si për zonën europiane, ashtu edhe për titullin kampion“. , ka thënë Përparim Daiu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *