Barazim dhe çmenduri penalltish, Junajtid thyen Milanin

Përfundoi me humbje pas ekzekutimit të penalltive, ndeshja në të cilën Milani debutoi në turneun International Champions Cup. Një paraqitje relativisht e mirë ajo e kuqezinjve përballë Mançester Junajtid.

Takimi i luajtur në Los Anxheles u mbyll në barazim 1-1. “Djajtë e kuq” kaluan në avantazh pas 12 minutave lojë me Alaksis Sançez.

Milani u përgjigj me golin e Susos në të 15-ën dhe deri në fund të kohës së rregullt rezultati nuk ndryshoi. Për të përcaktuar fituesin u nevojitën 11-metërshat.

Një seri e gjatë ekzekutimesh, ku shënoi edhe Reina. Kesi provoi me stilin “Panenka” me topin që përfundoi mbi portë, duke i dhuruar fitoren 10-9 ekipit të Zhoze Murinjos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *