Juve zbulon një talent, Bajerni i fëmijëve mposhtet në Amerikë

Andrea Favili ishte zbulimi i Juventusit në miqësoren e parë në International Champions Cup, me bardhezinjtë që mundën 2-0 Bajernin në Amerikë.

Edhe Zhoao Kanselo, Matia Perin dhe Emre Xhan debutuan për Juventusin në miqësoren e luajtur në Filadelfia, por skena ishte e gjitha për ish-sulmuesin e Askolit.

Talenti bardhezi shënoi në minutën e 32-të,pas një gabimi nga Sven Ulrajsh, i cili nuk kontrolloi si duhej një pasim nga Staniçiç.

Më pas, sulmuesi 21-vjeçar dyfishoi 8 minuta më vonë, duke regjistruar fitoren e parë të Juventusin në turneun miqësor ndërkombëtar.

Humbja e parë për trajnerin e ri të Bajernit Niko Kovaç, por duhet theksuar se Bajerni luajti me shumë të rinj në formacion, aq sa gjysma e formacionit titullar ishte nën moshën 20 vjeç. Në mesin e fushës luajti edhe shqiptari Meritan Shabani, për herë të parë titullar në karrierën e vet të re me Bajernin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online