Ballkani dorëzohet në fund, Prishtina në festë

Prishtina arriti një fitore shumë të rëndësishme në transfertë përballë Ballkanit. Mjaftuan dy gola të Meriton Korenicës për të mposhtur vendasit. 21-vjeçari nga Rahoveci shënoi golin e avantazhit në minutën e 72-të, nëpërmjet një goditje fantastike.

Ekipi nga kryeqyteti nuk u ndal dhe gjeti sërish rrjetën. Ishte përsëri Korenica që shënoi tre minuta përpara fundit, duke vulosur fitoren e miqve dhe duke ngjitur ekipin e Josës në vendin e dytë me 53 pikë, dy më pak se Feronikeli, që luan në orën 17:00 në fushën e Flamurtarit.

Ky ishte goli i tetë në kampionat për lojtarin ofensiv, i cili është golashënuesi më i mirë i ekipi të tij. Ballkani u thye pas dy barazimesh rresht dhe tani renditet në vendin e tetë me 29 pikë.

Ballkani-Prishtina 0-2
(Korenica 72’, 87’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *