Balliu me shokë mposhtin Barcelonën, dhurata e bukur që bën Realin të festojë titullin kampion nga shtëpia

Reali i Madrid-it shpallet zyrtarisht kampione e La Liga për të 35-n herë. Pas humbjes së Barcelonës kundër Rayo Vallecano me rezultatin 0-1, Reali siguron matematkisht titullin kampion që në javën e 33-të. Mjaftoi një gol që në minutën e 7 nga Garcia që ekipi i Ivan Balliut ti bënte “los blancos” të festonin që nga shtëpia.

Djemtë e Carlo Ancelottit po zhvillojnë një sezon fantastik deri tani duke siguruar titullin e parë për këtë sezon. ‘Los Blancos’, pas sigurimit të kampionatit, shkojnë të qetë në ndeshjen kundër Manchester City në gjysmë finale të Uefa Champion League me synimin për ta fituar këtë trofe. Për Carlo Ancelotti është kampionati i parë që fiton në Spanjë pas dështimit në sezonet 2013-2015 kur drejtonte Realin e Madrid-it./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online