Balliu fiton duelin me Muriqin dhe kualifikohet në gjysmëfinale, “pirati” fiton menjëherë zemrat e tifozëve

Ka përfunduar përballja çerekfinale mes Rajo Vajekanos dhe Majorkës. Vendasit kanë fituar me rezultatin 1-0, teksa Trejo tundi rrjetën në minutën e 44-t nga pika e bardhë e penalltisë. Në fushën e lojës kanë qenë titullar për 90 minuta edhe dy lojtarë shqiptarë, që janë vënë përballë njëri-tjetrit si kundërshtar. Në fund ishte Ivan Balliu ai që fitoi duelin me Vedat Muriqin, duke prekur kështu gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit. Një sukses ky i rrallë për klubin e Rajo Vajekanos.

Nga ana tjetër, pavarësisht debutimit me humbje, Muriqi ka treguar një fytyrë tjetër nga ajo në Itali. “Pirati“ ka fituar menjëherë zemrat e tifozëve të Majorkës, pasi ishte një nga më të mirët në lojë për skuadrën e tij. Sulmuesi shqiptar ka lu.ftuar për çdo top në fushë dhe ka bindur tifozët që në debutimin e tij. Imapkti ka qenë pozitiv për të, teksa mbështetës të shumtë të Majorkës kanë shprehur në rrjetet sociale pëlqimin e tyre për Muriqin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online