“Më kanë bërë presion persona të politikës në Gjirokastër“, Novi ngre akuza: I ka çuar në prokurori

Neritan Novi ka deklaruar hapur presionet e bëra nga politika në drejtim të tij. Gjithçka ka ndodhur pas asamblesë së Shoqatës Rajonale të Futbollit në Gjirokastër, ku ish-trajneri i Luftëtarit ka akomoduar në hotel anëtarë të FSHF-së. Megjithëse është trajner në akademinë Lefter Millo, Novi nuk ka pasur të drejtë vote në asamble, por përsë presionet politike nuk kanë munguar në drejtim të tij. Në një deklaratë për mediat ai shprehet se në ditët në vijin do të bëjë publikë edhe emrat e personave që e kanë shantazhuar, por tashmë zbulon vetëm se çështja është çuar në gjykatë prej tij dhe se personat në fjalë kanë qenë pjesë e politikës në Gjirokastër.

“Unë jam trajner i Akademisë Lefter Millo në zonën e Dropullit. Unë nuk kam patur të drejtë të votimit në këtë asamble, pasi Akademia Lefter Millo nuk kishte të drejtë vote dhe për këtë mendoj se nuk ishte një gjë e drejtë. Megjithatë, unë gjatë këtyre ditëve kam pasur shumë presione nga shumë njerëz të ndryshëm. Këto presione që më kanë bërë i kam çuar në gjykatë. Të gjitha këto që ndodhin nuk i shërbejnë komunitetit të futbollit. Ne duhet ti zgjidhim vetë hallet tona.

Me gjithë këto presione që kanë bërë ndaj meje unë nuk tërhiqem dhe dua ta çoj deri në fund. Unë duhet të flas vetëm për futbollin dhe nuk duhet të merrem me politikë. Do ti përmend (emrat) në një kronikë tjetër. Janë pjesë e politikës në Gjirokastër. Nuk trembem. Jam pjesë e futbollit dhe ne duhet të jemi të gjithë së bashku për ta çuar futbollin aty ku duhet. Më vjen keq, sepse kam qenë sportist, jam trajner, jam pjesë e futbollit gjirokastrit dhe nuk duhet të mblidhemi për të tilla gjëra“, ka deklaruar Neritan Novi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online