Bale tregon egon e Ronaldos: Fitonim 5-0, por po mos të shënonte vetë flakte këpucët me zemërim

Gareth Bale ka kaluar vite të rëndësishme duke luajtur përkrahë Ronaldos te Reali i Madridit, ku fitoi çdo trofe të mundshëm. Në një intervistë të dhënë për kanalin në “Youtube” të Martin Borgmeier-it, uellsiani ka treguar më shumë për egon dhe ambicien e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”. Ai shprehet se Ronaldo dëshironte të shënonte në çdo ndeshje, aq sa mund të mos e gëzonte as një fitore e thellë e skuadrës.

“Ai ishte në rregull, por kishte momentet e veta. Për shembull, nëse ne fitonim 5-0 dhe ai nuk shënonte, atëherë ai vinte dhe flakte këpucët si të ishte i zemëruar. Por ishte një djalë i mirë. Asgjë e gabuar, asnjëherë nuk patëm probleme”, ka treguar Gareth Bale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online