Balak: Roben e Riberi motivohen nga Nejmar, Hames nuk ka dinamikë

Ish-mesfushori i Bajernit dhe kombëtares gjermane, Mikael Balak, ka komentuar gjendjen aktuale të skuadrës bavareze, në prag të ndeshjes me PSG-në në Ligën e Kampionëve. Kampionët e Bundesligës po kalojnë probleme njëri pas tjetrit me rezultate, dëmtime dhe lojë të dobët, por Balak nuk është i alarmuar. Tani ai flet në cilësinë e ekspertit të futbollit, si ish-kapiten i kombëtares gjermane, por mbetet tifoz i skuadrës rekordmene.

“Bajerni do të mobilizohet edhe më shumë prej ndeshjes me PSG-në. Mbi të gjithë, reparti ofensiv i parisienëve do të dojë të tregojë se janë aq të fortë sa për ta fituar trofeun e kampionëve të Evropës. Mendoj se për lojtarë si Riberi dhe Roben është një mënyrë fantastike për t’i treguar dyshes Nejmar-Mbape se çfarë mund të bëjnë. Për Bajernin, barazimi do të ishte një rezultat i mirë. PSG-ja ka më shumë presion prej investimeve që ka bërë në merkaton e verës”, – ka thënë Balak, duke kujtuar 402 mln eurot që klubi kryeqytetas do të paguajë gjithsej për dy sulmuesit e lartpërmendur.

“Hames? Shumë i mirë, por i mungon dinamika. Ka fat që me trajnerin ka marrëdhënie të mirë. Nojer? Më mirë që u dëmtua në fillim të kampionatit. Duhet të ruhet para Botërorit”, – ka shtuar legjenda gjermane e futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online