Bakaj: Zgjedhje e lehtë, nuk refuzohen kampionët

0

Në ambientet e klubit të Kukësit në Tiranë u prezantua afrimi më i ri i Kukësit, Elis Bakaj. Sulmuesi pasi hodhi firmën mbi kontratë tha fjalët e para si kuksian. 30-vjeçari u shpreh i lumtur që është bashkuar me kampionët, duke theksuar se kishte nënshkruar me shumë dëshirë. Objektivat personal? Për Bakajn, rëndësi kanë objektivat e klubit.

 

ZGJEDHJA KUKSIANE  

“Të luash me një ekip kampion siç është Kukësi, që ka bërë diferencat në vitet e fundit si në Europë ashtu dhe në kampionatin shqiptar, nuk ka qenë zgjedhje fare e vështirë për mua. Është e vërtetë që kemi pasur bisedime dhe me ekipe të tjera, por kjo është diçka e kaluar dhe nuk më intereson shumë për momentin. Më intereson që jam pjesë e ekipit kampion të Kukësit, një ekip që gjithmonë pretendon për trofe dhe mua më pëlqejnë, pasi një futbollist duhet të ketë dhe objektiva në karrierën e vet. Jam i kënaqur që sot e mbyllëm me sukses kalimin tim te Kukësi”.

PRESIDENTI E TIFOZËT

“Presidenti është një njeri shumë kërkues nga lojtarët dhe ekipi, pasi më pëlqejnë sfidat. E kam pritur me dëshirën maksimale ardhjen tek Kukësi, duke ditur që ka një tifozeri të mrekullueshme, pasi brenda fushës ata janë një shtysë shumë e madhe për ekipin”.

OBJEKTIVAT PERSONAL

“Nuk mund të flas për objektivat personalë, pasi këtu kam ardhur që të plotësoj objektivat e klubit, pak rëndësi kanë objektivat e lojtarëve. Duke ecur klubi dhe lojtarët normalisht do të spikasin. I rëndësishëm është klubi, më pas vijnë lojtarët”.

PREMTIMI

“Unë premtoj që do të jap maksimumin çdo sekondë. E kam vërtetuar në çdo skuadër që kam shkuar kam dhënë maksimumin. Aq më tepër tek Kukësi, ku duhet të japësh 200% pasi objektivat janë akoma më të mëdha. E rëndësishme është që kemi një ekip me lojtarë cilësor. Na mbetet të flasim në fushë, pasi fjalët janë të tepërta. E rëndësishme të arrijmë objektivat e klubit”.

PEJIÇ

“Çdo lojtarë ka emrin e tij. Pejiç është Pejiç dhe Bakaj është Bakaj. Çdo njeri duhet të vijë me emrin e tij dhe jo me të kaluarën e një lojtari tjetër. E thashë edhe më parë, kam emrin tim dhe do të mundohem të bëj në fushë që njerëzit ta respektojnë emrin tim”.

POZICIONI

“Zgjedhjet i takojnë trajnerit, dhe un do të zbatoj fjalën e tij, pasi jam futbollist profesionist”.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.