Bakaj luajti me injeksion, tashmë rrezikon jo pak

Elis Bakaj është goleadori i Kukësit këtë edicion të ri. Tre gola në katër ndeshje dhe i graduar si lideri i heshtur i Kukësit, pasi të gjithë sytë janë te Alijev, ndërkohë që sulmuesi kryeqytetas vijon punën. Përballë Skënderbeut realizoi sërish, por këtë herë goli i tij pati vetëm vlerë statistikore. Gjithsesi, Bakaj zbriti në fushë vetëm në pjesën e parë, pasi në fraksionin e dytë ishte i detyrua që të qëndronte në dhomat e zhveshjes. Bakaj pësoi një dëmtim në ndeshjen e kthimit me Egnatian, teksa mori një goditje në pjesën e legenit.

Siç bëhet e ditur, sulmuesi ndjente dhimbje dhe para takimit, ndaj kishte marrë injeksion, por pas disa përplasjeve e kishte të pamundur për t’u futur në pjesën e dytë. Kukësi humbi shënuesin e vetëm në pjesën e dytë, por shpreson që të mos ketë asgjë serioze, pasi dëmtimi është po i njëjtë, por me goditjen e marrë së fundmi mund të bëjë që situata të komplikohet. Fatmirësisht për kampionët, kampionati do të ketë një ndërprerje dy javore dhe shanset për rikuperim janë të mëdha, gjithsesi duhet pritur përgjigja e analizave të specializuara. Nuk duhej shumë për të kuptuar zhgënjimin e Bakajt në fundin e takimit, pasi realisht po gëzon një formë mjaft të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online