Elis Bakaj, në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në Supersport, flet për sezonin e ri në Bjellorusi, ku aktivizohet me Shaktar Soligorskin. “E kemi filluar më mirë se sezonin e shkuar. Jemi ekip pretendent për kampion. Investimet që po kryhen janë të mëdha. Rezultatet nuk vijnë më kot, kemi ruajtur grupin”, u shpreh Bakaj.
RIKTHIMI – “Nuk e kam menduar rikthimin. Dua të vazhdoj sa më shumë të jetë e mundur jashtë Shqipërisë. Sigurisht mosha nuk është në favorin tim. Këtu ndihem shumë mirë. Tirana? E kam pasur nder që të jem pjesë e Tiranës”.
FINANCIMI – “Këtu ka më shumë të ardhura. Skuadrat kanë buxhete nga 7-8 milionë euro, ndërsa Bate Borisov i kalon 10 milionë eurot. Gjithsesi unë e kam përmendur në një intervistë ne Bjellorusi se kampionati shqiptar ka futbollistë shumë të mirë. Çdo vit 2-3 lojtarë kapërcejnë lojtarë në liga të tjera evropiane”.
PRESIDENTI HALILI – “Ai ka një eksperiencë shumë të madhe në futbollin shqiptar, pasi ai e di shumë mirë si të karikojë ekipin. Partizani do ta fitojë kampionatin, në mos këtë javë, javën tjetër. Mendoj se do ishte mirë që të fitojë Tirana dhe të dilte nga kjo situatë. Kështu i gjithë futbollit shqiptar fiton”.