Bakaj e nis mbarë, ka fituar zemrat e tifozëve

Elis Bakaj e ka nisur mbarë në Bjellorusi, të paktën në aspektin personal. Shakhter Soligorsk nuk e ka filluar mirë kampionatin, pasi ka vetëm një fitore në 6 ndeshje dhe problem i madh është mungesa e golit, por loja po vjen në rritje dhe fantazisti shqiptar po luan gjithmonë e më mirë.

Pas 6 javësh, ku ka qenë gjithnjë titullar, Bakaj është vlerësuar edhe nga tifozët, që në faqen zyrtare të klubit bjellorus është përzgjedhur një ndër tre lojtarët më të mirë të muajit prill, duke marrë 11% të votave totale.

Njolla e vetme për Bakajn është numri i kartonëve të verdhë, sepse që tani i ka marrë tre të tillë. Një konstante për ish-futbollistin e Kukësit, i cili edhe në pjesën e parë të sezonit ishte ndër lojtarët më të ndëshkuar në Superiore, me 8 kartonë të verdhë dhe një të kuq. Disa huqe nuk ikin me kalimin e kohës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *